Gjysmë milion vaksina të siguruara nga Biden vijnë sot në Kosovë

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë do të arrijnë 515 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat janë siguruar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, raporton Ekonomia Online.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Për t’i pritur këto vaksina, do të dalin krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Komunikata e plotë nga MSH:

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.

Në ceremoninë pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ceremonia fillon në ora 14:00 në IKSHPK.

Të ngjashme