GLPS: Vendimi për kufizimin e lirisë së qarkullimit s’është kundër-kushtetues (Dokument)

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka publikuar një analizë lidhur kushtetutshmërinë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lirisë së lëvizjes në kohë të pandemisë së COVID-19.

Sipas kësaj OJQ-je, vendimi i Qeverisë nr. 1/15 për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nuk është kundër-kushtetues, dhe rrjedhimisht i përmbush kriteret e lejueshmërisë së kufizimit të lirisë së lëvizjes të përcaktuara në rastet Tommaso v. Italy, Tourancheau and July v. France, Başkaya and Okçuoğlu v. Turkey, etj, të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Vendimi gjithashtu gëzon përputhshmëri kushtetuese sepse Neni 53 i Kushtetutës e bën një praktikë të tillë gjyqësore të GjEDNj-së valide edhe në Republikën e Kosovës”.

Analiza gjithashtu konstaton që Qeveria shpreh mangësi serioze në argumentimin e vendimmarrjes së saj me shkronjën e kushtetutës dhe
parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është tregues për kapacitetet e munguara profesionale të saj.

Analiza gjithashtu konkludon që përputhshmëria e këtij Vendimi me dispozitat kushtetuese që rregullojnë gjendjen e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës është jorelevante, e gabuar profesionalisht dhe e panevojshme.

Analiza e plotë:

Të ngjashme