Gogiq: Ende paguhet në dinar, veçse tash serbët duhet të shkojnë t’i marrin në Serbi

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik serb Ognjen Gogiq, i cili është edhe banor në pjesën veriore të Kosovës, ka thënë se ende vazhdojnë të paguajnë në dinar, veçse tash “problemi është te hyrja e dinarëve nga Serbia” e cila thotë “është ndalur”.

“Kam qenë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Graçanicë, kam pasur dinarë dhe kam paguar me dinarë, problem është hyrja e dinarëve nga Serbia, e cila është ndalur. Tani vetëm ata dinarë që ekzistojnë apo që i sjellin njerëzit. Njerëzit filluan të organizohen për të shkuar në vendet më të afërta në Serbinë qendrore – në Kurshumli, Vranjë, Rashkë, kudo që janë më afër, për të tërhequr paratë e tyre”, tha Gogiç për Tanjug.

Të ngjashme