Goli i Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës me tre shqiptarë në fushë

Prishtinë | 15 Maj 2025 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Goli i Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës me tre shqiptarë në fushë

Sparta e Pragës, u mposht me rezultatin 3 me 1 nga Sigma Olomouç me rezultatin 3 me 1 në finalen e Kupës së Çekisë, ku ishin të gatshëm plot katëer futbollistë shqiptarë, tre në fushë dhe një në stol.

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, e nisi duelin si titullar, ndërkohë që Krasniqi dhe Rrahmani, dy shqiptarët e Kosovës, u aktivizuan nga stoli. Dhe ishte pikërisht Albion Rrahmani që në minutën e 61-të, nga pika e bardhë e penalltisë, shënoi golin e vetëm për Spartën e Pragës.

Ndërkohë nuk pati minuta për Indrit Tucin, që e ndoqi duelin nga stoli. Në fund festa ishte e gjitha për skuadrën e Sigma Olomouç që arriti të triumfonte në këtë finale.

Të ngjashme