Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë paratë dhe gjësendet me vlerë, që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.
Në raste të tilla kryesisht bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, por ndryshe ka ndodhur së fundmi në Prishtinë.
Sinjali ka mësuar se Policia ka arrestuar një person, i cili po dyshohet se i ka grabitur rreth 4 mijë euro nga dy persona, nën kërcënimin e armës.
I dyshuari, i cili është i moshës së mitur është kapur pas denoncimit të rastit dhe më pas është shoqëruar në stacion policor.
Te i njëjti, zyrtarët policorë përveç mjetit të mprehtë, kanë gjetur edhe një sasi të narkotikëve.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.