Grabitja në Pashaliman, jepet masa për 4 ushtarakët

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Arrest me burg vendosi sot gjykata e Vlorës për 4 ushtarakët të cilët akuzohen se janë të përfshirë në vjedhjen e materialeve ushtarake në bazën e Pashalimanit.

Gjatë seancës së mbajtur mëngjesin e sotëm Ardit Ramaj, Lesko Ramosaço, Edlir Nelaj dhe Ervis Memsullaj janë lënë në burg si të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ditën e premte u zbulua se baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë ra pre e një grabitje.

Në të u vodhën tre armë automatike, por edhe granata.

Ndërsa ushtari ishte roje nuk ndodhej në vendin e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme