Gratë deputete dënojnë dhunën në familje

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para se të filloj seanca plenare e  Kuvendit të Kosovës, deputetja Mexhide Topalli-Mjaku foli në emër të grave deputete për ditën kundër dhunës së gruas dhe dhunës në familje.

“Në vendin tonë dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë shqetësuese ku raportohen një mijë raste të tilla në vit dhe shpesh rezultojnë me humbjen e jetës së tyre, kjo duhet të jetë alarm për institucionet përgjegjëse”, tha Topalli Mjaku, raporton EO.

Sipas saj, dhuna në familje dhe ndaj grave po renditen një ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të jetës dhe shkelen të drejtat e njeriut.

“Kosova ka infrastrukturë të mira ligjore, institucionet kanë punuar shumë për të nxjerrë ligje të mira që mbrojnë gratë nga dhuna në familje”, shtoi deputetja Topalli Mjaku.

Ajo tha se gjatë dy muajve gratë deputete kanë realizuar takime të ndryshme në gjykata themelore.

“Vizioni i përbashkët i yni është ë që ne bashkë vendin tonë po e orientojmë drejt një shoqërie te re që kanë tolerancë zero kundër dhunës në familje dhe të ketë barazi, paqe dhe harmoni”, tha deputetja e PDK-së.

Të ngjashme