Në kuadër të muajit tetor, muajit të vetëdijesimit të grave kundër kancerit të gjirit, Forumi i Gruas së AKR-së në Mitrovicë me kryetare Erseka Hasanaj-Barani, ka filluar mbledhjen e fondeve për blerjen e Mamografit për diagnmostifikimin e rasteve me Kancer të Gjirit.
Fushata ka filluar në Sheshin “Mehë Uka” në qendër të qytetit, ku të hollat e mbledhura nga shitja e ushqimeve që vet i kanë përgatitur Gratë e këtij Forumi do të shkojnë në fondin për blerjen e Mamografit.
Këtë iniciativë humane e kanë përshëndetur dhe i janë bashkangjitur shumë qytetarë të Mitrovicës, kryetari Agim Bahtiri, koordinatori i AKR-së në Mitrovicë Jeton Ujkani etj.
Ndryshe AKR të shtunën mbajti edhe një ligjëratë me doktoreshën Drita Kabashi me pjesëmarrje të mbi 200 grave nga e gjithë Kosova, ku u dhanë shumë këshilla se si ta diagnostifikohet kjo sëmundje në fazën e hershme.