Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, u takua me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani, në kuadër të Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet në sektorin financiar të Kosovës, reformat e fundit dhe bashkëpunimin me Bankën Botërore, si dhe theksoi progresin drejt anëtarësimit në SEPA.
Përpara këtij takimi, ai mori pjesë edhe në takimin e Konstituencës së Bankës Botërore, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri belg, z. Jan Jambon, ku ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim në projekte zhvillimore.