Guvernatori Mehmeti priti përfaqësuesin e Bankës Qendrore të Maltës

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar anëtarin e Bordit të Bankës Qendrore të Maltës dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Maltës, Frank Bezzina.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e ndërmarra nga BQK, që nga fillimi i pandemisë çka ka ndikuar që ky sektor të mbetet stabil dhe likuid, si dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Në takim është folur edhe për bashkëpunimin e BQK-së me Bankën Qendrore të Maltës dhe me Universitetin e Maltës.

Nga ana tjetër, të pranishmit falënderuan Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shfaqën gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve bankare.

Të ngjashme