Guvernatorja e Iowas takohet me anëtarë të Odës Amerikane, diskutojnë për mundësitë ekonomike ndërmjet dy shteteve

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 16:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, është takuar me përfaqësues dhe anëtarë të Odës Amerikane, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, tha se vizita e guvernatores Reynolds ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetin e Iowas.

Siç u shpreh Zeka, nga ky partneritet, të dyja vendet do të kenë fuqizim ekonomik, duke i rritur mundësitë për tregti dhe investime.

“Vizita e juaj ka rëndësi për Kosovë dhe Iowa për fuqizimin ekonomik, partneritetit dhe bashkëpunimit. Ky vit shënon një arritje të veçantë derisa shënon 10 vjetorin e partneritetit mes Kosovës dhe Iowas. Ju përgëzoj nga zemra për këto arritje. E çmojmë shumë praninë e guvernatores sepse kjo tregon mbështetjen ndaj Kosovës. Do të shikojmë mundësitë edhe për rritje të tregtisë e investimeve”, tha Zeka.

E guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, tha se ka pasur një udhëtim të mrekullueshëm në Kosovë.

Ajo tha se ndjehet e nderuar që kanë pasur mundësinë që ta zgjasin partneritetin me Kosovën edhe për 10 vitet e ardhshme.

Ajo para të pranishmëve tregoj edhe për gjendjen ekonomike në të cilën gjendet shteti i Iowas.

“Është hera ime e parë që e vizitoj Kosovën dhe ka qenë një udhëtim shumë i shpejt por i mrekullueshëm. Jam shumë e nderuar që të jem këtu sot që të kemi mundësi që të vazhdojmë edhe për 10 vite partneritetin tonë. Duhet ta shohim zgjerimin e marrëdhënieve me Kosovën. Jemi të tretit në vend (Amerikë) sa i përket fuqisë punëtore në vend. Kemi një sektor të fuqishëm të punës. Iowa njihet për fuqi punëtore të kualifikuar. Ne kemi ulur taksat katër herë, vazhdimisht po shohim mundësi që t’i mbështesim qytetarët që paguajnë taksa. Këtë kemi arritur që ta bëjmë katër viteve të fundit.”

Arianit Fazliu, anëtar i bordit të Odës Amerikane, prezantoi para të pranishmëve një raport për Kosovën dhe arsyet se pse duhet investuar në Kosovë.

Ai ka përmendur popullatën e re të Kosovës, sistemin tatimor të përballueshëm, koston e ultë të operimit si dhe sigurinë e sektorit bankar.

“Vizita juaj ka një peshë të veçantë që forcon frymën e bashkëpunimit. Prania dhe angazhimi juaj tregon për bashkëpunimin ekonomik. Kjo vizitë ofron një platformë për partneritet. Kosova ka një popullatë 1.8 milionë, sot jemi anëtar kandidat për BE. Sa i përket periudhës post-pandemike kemi pasur rimëkëmbje me rritje 10.5% në 2021”.

“Janë katër arsye pse duhet të investohet në Kosovë. Kosova ka gjysmën e popullatës mbi 25 vjet. Sistemi tatimor është i përballueshëm, tatimi mbi të ardhurat e korporatave është 10%, tatimi mbi vlerën e shtuar është 18% dhe 8%, tatimi mbi të ardhurat personale janë deri në 10% dhe nuk ka taksë mbi dividentin. Kemi kosto të ulëta të operimit, paga mesatare është më pak se 500 euro. Një arsye tjetër për të investuar në Ko

sovë është se ka mekanizma efektivë të mbrojtjes së investimeve. Është niveli i ulët i rrezikut politik. Sektori bankar është  i sigurt. Monedha e qëndrueshme. Mjedisi mbështetës i biznesit dhe kuadri i raportimit financiar është në përputhje me SNRF. Mundësitë e investimit në Kosovë janë në energji, miniera, përpunim të ushqimit, TIK, kujdes shëndetësor, menaxhim të mbetjeve, turizëm, moda”, tha ai.

Guvernatorja Reynolds gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me krerët e lartë të shtetit.

Ajo së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Të ngjashme