Guvernatorja e shtetit të Iowas, e viziton Kosovën

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Guvernatorja e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds sot pritet ta vizitojë Kosovën. Reynolds do të pritet nga presidentja e vendit Vjosa Osmani rreth orës 9 e 30, ku do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra.

Ajo do të zhvillojë edhe një takim me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret nesër në takim, Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds”, thuhet në njoftim.

Takimi Gërvalla- Reynolds pritet të nis nga ora 11:50 minuta në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme