Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds takohet me Konjufcën

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 11:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatorja e shtetit të Iowas, Kim Reynolds është pritur në takim nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Glauk Konjufca falënderoi Guvernatoren Reynolds për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës dhe për gjithë mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë në vazhdimësi vendit tonë.

Në këtë pikëpamje, kryetari i Kuvendit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, partneritetin e palëkundur dhe miqësinë e përhershme mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Duke potencuar përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës ndaj vlerave të lirisë, barazisë dhe demokracisë, mbrojtjes së integritetit territorial, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë, kryetari Konjufca ritheksoi se integrimi euroatlantik është dhe mbetet prioritet i shtetit të Kosovës. 

“Republika e Kosovës ka para vetes procese të rëndësishme drejt integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në mekanizma e organizata ndërkombëtare. Në të gjitha këto procese presim vazhdimin e mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Guvernatorja Kim Reynolds, duke shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e deritashme midis shtetit të Iowa-s dhe Republikës së Kosovës, theksoi gatishmërinë për të zgjeruar më tej gamën e bashkëpunimit reciprok dhe me fusha të tjera, përfshirë atë parlamentare. 

Fillimisht presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

Pas takimit, Osmani dhe Reynolds kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Të ngjashme