Florent Hadergjonaj është çdo ditë e më shumë duke u rritur në futbollin gjerman.
Mbrojtësi kosovar në fillim të stinorit nuk ka pasur hapësira të shumta, por nga java e shtatë kur debutoi me Ingolstadin ai nuk është larguar nga formacioni titullar.
Tani ylli i ri kosovar ka bërë 10 ndeshje në Bundesliga dhe të gjitha nga 90 minuta, duke asistuar në dy gola për Ingolstadin.
Mediat gjermane kanë shkruar sot për të si shpëtimtari i Ingolstadit falë paraqitjeve të mrekullueshme në mbrojtje por edhe në fazën ofensive.
“Më është nevojitur besimi i trajnerit dhe tani e kam atë. Jam i kënaqur për besimin e dhënë dhe tani po e shpaguaj atë”, deklaroi Hadergjonaj për revistën e famshme gjermane ‘Kicker’.
“Na presin 17 finale deri në fund të kampionatit dhe duam të fitojmë sa më shumë ndeshje për t’i shpëtuar rënies”.
“Ju mund ta shihni se ne jemi përmirësuar dukshëm dhe fitorja e fundit 3-1 ndaj Hamburgut ishte shumë domethënëse për ne”, deklaroi Hadergjonaj,