Haga fton edhe Fatmir Shehollin, nuk dihet në çfarë cilësie

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 23:57 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Sheholli është personi i radhës i ftuar nga Gjykata Speciale, i cili ka qenë pjesëtar i sigurimit serb (UDB).

Sheholli ndryshe njihet edhe si ish-pjesëtar i sigurimit serb (UDB), gjatë viteve të 90’ta.

Lajmin për pranimin e ftesës nga Gjykata Speciale, e ka pohuar vetë ish-pjesëtari i UDB’së.

“Po është e vërtetë se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Atje do të shkoj dhe do t’i mbrojë vlerat dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës në çfarëdo cilësie që jam ftuar”, ka thënë Sheholli  në një prononcim për Klan Kosova.

Sheholli nuk ka treguar se a është ftuar si i dyshuar apo si dëshmitar ai ka thënë se  atje [në Hagë] do të sqarohen të gjitha.

Të ngjashme