Ekonomia Online
FUNDIT

Haga vendos kufizime ndaj Thaçit, Veselit dhe Selimit, për komunikim dhe vizita

Haga vendos kufizime ndaj Thaçit, Veselit dhe Selimit, për komunikim dhe vizita

Trupi gjykues në rastin tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë ndryshimin e kushteve të paraburgimit. Bazuar në kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës së Hagës, ky trup gjykues ka vendosur masa të përkohshme duke kufizuar komunikimin dhe vizitat për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kreun e Kuvendit të Kosovës […]

Trupi gjykues në rastin tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë ndryshimin e kushteve të paraburgimit.

Bazuar në kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Gjykatës së Hagës, ky trup gjykues ka vendosur masa të përkohshme duke kufizuar komunikimin dhe vizitat për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Në arsyetim thuhet se këto kufizime janë të përshtatshme, duke pasur parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit.

“Kufizimet do të jenë në fuqi përkohësisht, deri në momentin kur Trupi Gjykues të lëshojë vendimin e plotë në lidhje me themelësinë e kërkesës ZPS-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara përcjell Klankosova.tv

Të ngjashme