Haki Abazi e bën dallimin me Kurtin, poston një foto të Rifat Jasharit për të mbrojtur UÇK-në

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Dikur Haki Abazi e njëjtësonte VV-në me PDK-në, kurse, tash po e bën dallimin me shefin e tij partiak kur bëhet fjala për një deklaratë të Këshilltarit të Kryeministrit.

Për dallim prej Kurtit, Haki Abazi ka postuar një fotografi e njërit prej njerëzve me të cilën identifikohet UÇK’ja, Rifat Jasharin, vëllain e Komandantit Adem Jashari.

Zëvëndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka publikuar një fotografi të Rifat Jasharit, i cili shihet teksa mbanë një fjalim në një shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një publikim i tillë nga Abazi vjen pas debatit që ka shpërthyer si rezultat i deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlezen Gashi, për pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij kanë vrarë civilë të pafajshëm të komunitetit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përveç Abazit kanë reaguar edhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë kërkuar nga Kurti që të shkarkojë Gashin nga pozita e këshilltarit.

Të ngjashme