Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar sot me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj.
Hamza ka bërë me dije se Limaj do ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit dhe jo vetëm.
Përmes një deklarate publike, Hamza tha se atë dhe Limajn i kanë bashkuar gjithmonë vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin, ndërsa shtoi se Kosova sot ka nevojë për bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve.
Ai theksoi se mbështetja e Limajt për PDK-në përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, me synim stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e Kosovës.