Hapet fondi për donacione pas vërshimeve në Skenderaj, ja ku mund të kontribuoni

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Skenderaji të jetë një nga komunat më të dëmtuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, dje vlerësoi se dëmi material nga këto reshje është rreth 10 milionë euro.

Ai sot ka publikaur të dhënat e fondit emergjent, duke kërkuar ndihmë nga të gjithë për të grumbulluar të holla që do të vihen në dispozicion të komunës, për kompensim të dëmeve materiale.

“Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,

Të dashur përfaqësues të biznesve,

Të dashur bamirës,

Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirsve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale” ka njoftuar Nura.

Detajet me të dhënat janë të bashkëngjitura në dokumentin e mëposhtëm:

Të ngjashme