Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020-21, raporton Express. Përmes një postimi në faqen zyrtare, UP’ja ka bërë me dije se këtë vit do të pranojë 2 mijë e 410 studentë në 14 njësi akademike. “Universiteti i Prishtinës shpall të hapur […]
Hapet konkursi për master në UP, kaq studentë do të pranohen

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020-21, raporton Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, UP’ja ka bërë me dije se këtë vit do të pranojë 2 mijë e 410 studentë në 14 njësi akademike.
“Universiteti i Prishtinës shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020/21. Sipas këtij konkursi, UP-ja do të regjistroj 2410 studentë në 14 njësi akademike”, thuhet në njoftim.

















