Gani Geci del në gjyq me një përdorues të Facebook-ut: Më kërkoi falje, e fala

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-zyrtari i LDK-së Gani Geci, ka bërë të ditur se ka përfunduar sot seancën gjyqësore në Gjykaten Themelore ne Istog, si i dëmtuar, me një person që hapte profile të rrme në Facebook dhe shpifte kundër  tij.

Geci ka thënë se i njëjti i ka kërkuar falje para gjyqëtarit dhe prokurorit.

“U betua para prokurorit, gjyqtarit dhe avokatiës së tij se kurrë nuk do të merret me mua dhe familjen time dhe e FALA” shkruan Geci në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

sot sapo përfundova një seancë gjyqësore ne Gjykaten Themelore ne Istog si i DEMTUAR, me një person që në faqe të ndryshme dhe me profile të rreme në fb shpifte dhe rrente jo vetëm për mua por edhe për të tjerë.

Më kërkoj falje publike para gjyqtarit dhe prokurorit .dhe e FALA.

U betua para prokurorit, gjyqtarit dhe avokatiës së tij se kurrë nuk do të merret me mua dhe familjen time dhe e FALA.

Të ngjashme