Haradinaj: Afrim Alijajn do ta kujtojmë gjithmonë si luftëtar të dalluar të UÇK-së

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Afrim Alijaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Afrim Alijajn do ta kujtojnë gjithmonë si luftëtar të dalluar të UÇK-së.


“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj. Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj.


Postimi i plotë: 


Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.Pusho në paqe Afrim!

RH

Të ngjashme