Haradinaj: Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancë po rritet çdo ditë

Prishtinë | 22 Pri 2023 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me bashkatdhetarë dhe struktura të këtij subjekti politik në Kapfenberg të Austrisë.

Haradinaj tha se besimi në AAK i bashkatdhetarëve po rritet çdo ditë.

“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet çdo ditë. Sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, mbajtëm takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast ka mirëpritur dhjetëra aderime në AAK.

“Gjatë bashkëbisedimit me ta, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, ndër ta; Alban Lushtaku, Arbër e Avni Krasniqi, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht”.

“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme