Mblidhen krerët e shtetit, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 12:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe bashkëkryesuesit e Dialogut Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin, në një takim në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Veseli i ka ftuar krerët e shtetit dhe bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror të dialogut në takim në kabinetin e tij në Kuvend për të diskutuar për dialogun.

Derisa ekipi negociator i Kosovës pritet që nesër ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.

Të ngjashme