Haradinaj e falënderon zv.presidentin e PE-së për mbështetjet në procesin e liberalizimin e vizave

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 09:27 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion gjerman, të kryesuar nga zëvendës-presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim u lejuam të marrim vetëm pamje, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka falënderuar atë për mbështetjen dhënë Kosovës, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, është dëshmi e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.

I nderuar ta pres në takim z.Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Ëuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë.

Përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike.

Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë.

Të ngjashme