Haradinaj: Fadil Vata ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe të varri i heroit të kombit, Fadil Vata, me rastin e 33-vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Vata ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm, i cili ka qenë frymëzim për kryengritjen kundër okupatorit serb.

“Sot me bashkëpunëtorë, në Sallagrazhdë të Suharekës nderuam dhe kujtuam sakrificën sublime për lirinë e atdheut të njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare – heroit të kombit, Fadil Vata. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po vinte, ku trimat e UÇK-së zhvilluan betejat që e larguan përgjithmonë pushtuesin.  Është frymëzuese sakrifica e tij në shërbim të atdheut. Ashtu mbetet edhe sot, frymëzim për ata që çmojnë frytet e lirisë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Të ngjashme