Haradinaj: Faturat e rrymës me çmime astronomike, po paguajmë për GEN-in serb

Prishtinë | 24 Jan 2025 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se faturat e rrymës që po shpërndahen këtë muaj janë me “çmime astronomike”.

Haradinaj ka shtuar se këto fatura janë dëshmi e abuzimit kriminal të “bandës energjetike”. Ndër të tjera, ai ka thënë se qytetarët po paguajnë për “GEN-in serb”.

“Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri. Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike. Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme