Haradinaj: Hamza të bëhet burrë i mirë të ndihmojë në hartimin e Ligjit për Pagat, vendimin s’tërhiqet

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 12:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar nuk mund të revokohet, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi, ditë më parë shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit, që të tërheq vendimin për rritjen e pagave dhe ta pres miratimin e Ligjit për pagat.

Mirëpo Haradinaj, tha se vendimi për rritjen e pagave do të jetë i përkohshme pasi të miratohet Ligji për pagat.

“Pas vendimit të Gjykatës të Kushtetuese tani është e pashmangshme, por është një vendim që përkohësisht do të jetë i tillë  pasi do të pasoj ligji për nivelizimin e pagave”.

Shefi i Qeverisë, nuk është i kënaqur edhe me deklaratat e ministrit të Financave Bedri Hamza, se do të refuzojë marrjen e pagës me rritje.

Ndonëse tha se në takimet zyrtare, Hamza është shprehur i gatshëm të zbatojë vendimin e Kushtetueses, Haradinaj mendon se qasja e ministrit ndaj çështjes së pagave është e pakuptimtë.

“Ministri i Financave ka deklarua në takime zyrtare sepse do të respektojë vendimin e Gjykatës. Por nëse do me qenë burri ma i mirë le të ndihmon me u përfunduar Ligji për Pagat”.

“Qasja e tij është e pakuptimtë, unë e respektojë mendimin e çdo njëri prej nesh kam respekt për të, por tani në qasjen ndaj kësaj teme duhet të jemi serioz”.

Këto komente të kryeministrit vijnë pasi që Hamza e kishte kontaktuar Thesarin e Shtetit, nga të cilët kishte kërkuar që të mos i dilte rroga me rritje.

Qeveria më 20 dhjetor të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesën tjetër të kabinetit qeveritar. Haradinajt nga 1443 euro paga iu dyfishua në 2950 euro, raporton EO.

Haradinaj rritjen e pagave e arsyetonte jo vetëm përse e kishte më të vogël se drejtuesit e disa agjencive të pavarura, por edhe si nevojë për të blerë kravata.

Të ngjashme