Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj kërkon nga Kurti ta heqë bllokadën në kufi për hyrjen me tri vaksina

Haradinaj kërkon nga Kurti ta heqë bllokadën në kufi për hyrjen me tri vaksina

Vendimi për hyrjen në Republikën e Kosovës me tri vaksina kundër Covid-19, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të gabim të rëndë të Qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje dhe kërkoi nga kryeministri Albin Kurti, ta heqë këtë […]

Vendimi për hyrjen në Republikën e Kosovës me tri vaksina kundër Covid-19, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të gabim të rëndë të Qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje dhe kërkoi nga kryeministri Albin Kurti, ta heqë këtë bllokadë.

Postimi i plotë:

Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje.

Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!

Të ngjashme