Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Fadil Nimani dhe të rënët e tjerë të 25 majit

Prishtinë | 25 Maj 2023 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.

“Që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur.

Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj”, tregoi Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij, të betejës së Gllavicës së Pejës dhe ata të Zonës së Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami”, ku ran heroikisht duke luftuar fyt për fyt me armikun.

“Më 25 maj 1999, në betejë në Gllavicë të Pejës, në luftë fyt për fyt me armikun, ranë heroikisht bashkëluftëtarët e mi; Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi, e në Kotradiq, Arsim Ramaj.  

Në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami” i dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu. Në këto luftime armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur. 

Historia jonë u shkrua nga vet bijtë e bijat e kësaj toke, me shumë mund, përpjekje e sakrificë. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme