Haradinaj kujton pranverën e përgjakur të Rugovës e Podgurit 25 vjet më parë

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e Brigadës 136 “Rugova”, në 25-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj tha se përpjekjet e tyre për të shpëtuar shokët e plagosur, si dhe heroizmi dhe sakrifica e tyre nuk do të harrohen kurrë, njofton Klankosova.tv.

“Përderisa Brigada 136 “Rugova”, po bënte përpjekjet titanike për shpëtimin e të plagosurve, atdheut i dha shumë dëshmorë”, shkroi ish-kryeministri në Facebook.

“Në 25-vjetorin e betejës heroike për shpëtimin e shokëve të plagosur, sot me bashkëluftëtarë nderuam dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur”.

“Heroizmi dhe sakrifica e tyre do të kujtohet ndër breza!”.

Të ngjashme