Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”: Ishin mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 24 majit të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.

Haradinaj ka thënë se ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja.

“Batalioni Gardist “Shkelzen Haradinaj” i udhëhequr nga komandanti Abdyl Mushkolaj, përbëhej nga luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, trimërinë e të cilëve e njoha në frontet e luftës. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se me dhembje e krenari e kujton sakrificën e të rënëve të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.

“Me dhembje e krenari, sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë sakrificën tyre, flijimin dhe vetëmohimin. Të skalitur në histori emrat e tyre: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami.

Heroizmi i tyre u trashëgoftë!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme