Haradinaj në 12:30 niset për në Gjykatën Speciale

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 10:45 | Nga Nexhmie Hyseni

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në ora 12:30 do të niset për në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, këshilltari i tij Halil Matoshi.

“Në orën 12:00 do të jetë në Aeroport”, ka thënë shkurt ai.

Haradinaj do të udhëtojë për në Vjenë, për të vazhduar pastaj drejt kryeqytetit holandez.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme