Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”. Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se kjo festë është një ngjarje që nderon punën e fermerëve. Gjithashtu Haradinaj theksoi se i ka shprehur mirënjohje kryetarit Bashkim Ramosaj. “Sot, në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, një […]
Haradinaj në festën “Dita e Gështenjës”: Ngjarje që nderon punën e palodhur të fermerëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”.
Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se kjo festë është një ngjarje që nderon punën e fermerëve.
Gjithashtu Haradinaj theksoi se i ka shprehur mirënjohje kryetarit Bashkim Ramosaj.
“Sot, në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që nderon punën e palodhur të fermerëve tanë, shpreha mirënjohjen ndaj kryetarit Bashkim Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit. Angazhimi i tyre për të promovuar potencialin e kësaj zone është frymëzues. Kjo festë është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë”, ka shkruar ai.



















