Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar Erion Bajramajn, i cili ka nisur rrugëtimin e tij si kadet në Ushtrinë e Kosovës.
Haradinaj ka bërë të ditur se Erioni është djali i bashkëluftëtarit dhe bashkëpunëtorit të tij shumëvjeçar, Blerim Bajramaj.
“Erioni është djali i bashkëluftëtarit dhe bashkëpunëtorit tim shumëvjeçar, Blerim Bajramaj, një mik me të cilin na kanë bashkuar shumë rrugë në shërbim të vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se Erioni është vlerësuar si një prej lojtarëve më të mirë të grupmoshave të reja nga Federata e Hendbollit të Kosovës.
“I shpallur ndër lojtarët më të mirë të grupmoshave të reja nga Federata e Hendbollit të Kosovës, Erioni tani nis një rrugëtim të ri si Kadet në Ushtrinë e Kosovës, duke vazhduar shembullin e babait të tij në shërbim të atdheut”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj i ka uruar Erionit fat dhe sukses në rrugëtimin e tij të ri.
“Fat dhe suksese të mëtejshme, Erion!”, ka shtuar ai.