Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj për rritjen e tatimit të pronës: Por durimi ka kufi

Haradinaj për rritjen e tatimit të pronës: Por durimi ka kufi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për rritjen e çmimit të faturës së pronës. Sipas tij jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve dhe se për këtë nuk ka reaguar Qeveria e Kosovës. Ai shkruan se kjo Qeveri po vazhdon të e gënjej […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për rritjen e çmimit të faturës së pronës.

Sipas tij jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve dhe se për këtë nuk ka reaguar Qeveria e Kosovës.

Ai shkruan se kjo Qeveri po vazhdon të e gënjej popullin.

”Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarve.Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës. Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës.Por durimi ka kufi! Mjaft!”, ka shkruaj Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme