Haradinaj: Policia kufitare në Kamenicë operon pa armë të gjata, e turpshme për këtë qeveri

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Kamenicën.

Në llogarinë në Facebook, ai tha se është njoftuar se policia e kësaj zone kudirare participon vet për servisimin e automjeteve.

Haradinaj thotë se është alarmuar pasi policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk iu lejohen armët të gjata.

“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata”.

“Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka thënë Daut Haradinaj.

Të ngjashme