Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë Vesna Mikiq

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, për shkak se kjo e fundit ka deklaruar se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj popullit serb.

“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


Të ngjashme