Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së San Marinos me rastin e Ditës Kombëtare.
Duke shprehur urime të përzemërta për popullin dhe institucionet e njëres prej republikave më të vjetra në botë, ministrja Haradinaj – Stublla tha se Prishtina zyrtare do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin e San Marinos.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e San Marinos me 12 maj të vitit 2008. Ndërsa dy shtetet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike me 3 maj të vitit 2012.