“Haradinaj synon të bëhet president i ardhshëm i Kosovës, prandaj po ia bën argatin Kurtit”

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 18:45 | Nga Ekonomia Online


Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka deklaruar president i ardhshëm i Kosovës, mund të jetë Ramush Haradinaj.

Sipas Shalës, Haradinaj po ia bën “argatin” kryeministrit Kurti.

“Ajo (Vjosa Osmani) mendon dhe ka një garë, mendon se ka me qenë presidente prapë në të ardhmen, e lyp edhe mandatin e dytë dhe këtë mandatin e dytë kanë dalë kandidatë të ri, që po ia bëjnë argatin Kurtit e që është shumë keq për Kosovën, Ramush Haradinaj. Ai të marrëveshja e planit franko-gjerman, thoshte e kam parë njohjen zyrtare de fakto, ai kurgjo s’ka parë aty e ka parë vetëm tepihun e kuq që ia pati shtruar dikur Hashim Thaçi”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Po ashtu, Shala thotë se kryeministri “Kurti është rrenc i mirë”, ndërsa “Haradinaj ka qejf me rrejt shumë”.

“Kurti është shumë rrenc i mirëm, e Ramushi ka qejf me rrejt shumë. Kështu që janë kushtet e pjekur për me pas një skenar të tillë, ndoshta e bën ndoshta jo, por Albini është shumë i aftë edhe Ramushi është i dobët për t’u manipuluar nga Albini. Haradinaj po punon për të ardhmen”, u shpreh ai.

Shala: Takimi i 18 marsit do të sjellë të këqija për Kosovën

Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate ka thënë se takimi i 18 marsit ndërmejt kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të sjellë të këqija për Kosovën.

Shala tha se Kurti nuk duhet ta nënshkruaj marrëveshjen në Ohër.

“Takimi Ohrit për neve është një takim i cili shënon një hap para për me kthye Kosovën disa hapa mbrapa. Meqenëse në atë takim pritet që me ra dakord Serbia dhe Kosova për me fillu fazat e impelemnimit të planit evropian i cili brenda atyre pikave ka pika problematike që e minojnë shtetësinë e Kosovën. Ky takim do të sjell të këqija për Kosovën dhe Kurti pavarësisht deklarimeve të tij, për neve është shumë e qartë, mbase kryeministri nuk duhet ta nënshkruaj këtë marrëveshje. Shqetësimi i PSD-së, është te neni 7, neni 10 dhe te preambula e planit”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Sipas tij, nënshkrim nuk do të ketë, por do të ketë dakordim mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

“Unë besoj se Kurti është i gatshëm ta nënshkruaj por duke i parë deklarimet paraprake, besoj se të shtunën të mos ketë nënshkrim në Ohër, do të ketë dakordim të palëve. Ne besojmë se do të ketë dakordim, Kurti është i gatshëm dhe Vuçiqi pas takimit parashikojmë se do të dalë i dakorduar”, përfundoi Shala.Më 18 mars, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiq, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët. Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës.

Kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që gjatë takimit të Ohrit të nënshkruajë propozimin evropian, por Vuçiq ka shprehur qëndrimin se nuk i shkon “në mendje” të nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”.
Ndërkaq, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut.

Të ngjashme