Haradinaj takon zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Ia kërkova mbështetjen për përmbylljen e dialogut

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka takuar zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mircea Geoana.

“NATO për qytetarët e Kosovës është simbol i lirisë dhe si e tillë mbetet, lidhje historike e strategjike tash e 21 vjet.
Shpreha mirënjohjen e thellë për prezencën e NATO/KFOR në Kosovë, dhe rolin e tyre kontributdhënës në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal”, është shprehur Haradinaj.

“Kërkova nga z. Geoana mbështjeten e plotë të NATO-s për Kosovën në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë, gjerësa bashkarisht do të punojmë në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona që do të rezultonin në të ardhmen jo të largët, me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”.

Integrimi në NATO është një ndër priotetet strategjike të Kosovës. Këtë ja theksova sot Zëvëndës Sekretarit Gjeneral të…

Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Freitag, 26. Juni 2020


Të ngjashme