Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe vendbanimet e tjera shqiptare në Serbi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e përfaqësimit sa më të madh të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke përmendur diskriminimin dhe padrejtësitë me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në këtë shtet.
“Përballë diskriminimit dhe padrejtësive nga shteti serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje Të bashkuar në një listë të përbashkët, votoni “Koalicionin Shqiptar”, me nr. 17, për një zë më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë!”, ka shkruar ai.