Haradinaj u drejtohet bizneseve: Taksa mund të hiqet, mos llogarisni në të

Pejë | 23 Jan 2019 | 16:10 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim me të gjitha bizneset vendore në komunën e Pejës, u tha atyre që mos të shpresojnë në taksë, por ata të fuqizohen vetë pasi që taksa ka mundësi që të hiqet, raporton Ekonomia Online.

“Ne e kemi marrë vendimin për taksen dhe ky vendim nuk është marrë për shkak të prodhuesve vendorë. Ne e kemi marrë për shkaqe politike të sigurisë. Kjo masë nuk është e përhershme, mos mendoni që kjo rrinë tërë jetën. Kjo taksë ka shanca edhe të hiqet”, tha Haradinaj.

Kryeministri tha se koha kur do hiqet taksa do jetë atëherë kur Serbia do i plotësojë kushtet e kërkuara nga vendi ynë.

“Por kjo nuk do hiqet pa u kriju edhe kushtet për heqjen e kësaj takse. Shfrytëzojeni mundësinë sepse taksa nuk është e përjetshme. Serbia ka vendosë barriera jo tarifore që na ka bërë të pamundshme të operojmë me të, fakti që në Kosovë ne jemi treg i hapur për ta”, tha tutje Haradinaj.

Kryeministri tha se taksa është vendosur që ta prapësojë shtetin serb deri sa edhe potencoi se bora do shkrihet një ditë, pra edhe taksa do hiqet një ditë.

“Për me prapësu Serbinë me e kthy mbrapa jemi detyru me vendosë taksën. Ne s’po mundemi ta bindim Serbinë ta njohë shtetin tonë por kjo një ditë do të hiqet unë kam thënë që një ditë hiqet bora”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë me rastin e këtij takimi me bizneset tha se Kosova ende gjendet në një bilanc negativ për import. Sipas tij, prodhuesit vendor kanë shumë hapësirë të bëjnë më shumë për tregun vendor.

“Shumë ma shumë prej neve shkojnë na hotele të huaja të botës sepse në hotele të vendit të tyre. Nëse e marrim mishin importojmë qindra milion po ashtu birrë, kafe etj. Në tregun tonë ka mjaftë hapësirë ka mjaftë mundësit të bëhet shumë më shumë për tregun tonë. Dëshiroj që ti kthehemi kësaj ideje se si produkti ynë të zë vendin këtu e mandej në vendet tjera. Ne nuk po themi që nuk do ketë import , do ketë gjithmonë import”, tha Haradinaj.

Haradinaj premtoi se punimet për auto udhën e Pejës do fillojnë në maj të këtij viti, ndonëse sipas tij, me vonesë.

“Na duket e hershme “Made In Kosova” por do vjen edhe ajo. Sa i përket Pejës dhe Dukagjinit si Qeveri ne i kemi kushtuar kujdes investimeve nacionale në këtë trevë. Punimet për auto udhën do nisin në maj të këtij viti, e kjo është ndihmesë për zhvillimin ekonomik të kësaj treve. Ju mund të thoni se shteti po i harxhon paret në asfalt dhe s’po hapë fabrika. Ndërsa investimin e bëni ju në raste të caktume shteti gjen mënyra të jetë me ju”, pohoi ai.

Ai u tha bizneseve të reja vendore që nëse ata duan të operojnë na tregjet e Kosovës atëherë ata nuk do ndihen të diskriminuar.

“Kush operon në ekonomi në Kosovë nuk di të jetë i diskriminuar. Është shqetësues fakti që ata që po kualifikohen menjëherë po i lëshojnë tregjet tona. Politikat e taksave janë më të mirat që dikush i ka më rajon dhe më larg. Ne e mbledhim një pjesë të buxhetit prej doganave. Mendojmë që kjo do ndryshojë por gradualisht. I kom pritë prodhuesit, normativa është shumë më e ngadalshme me u ndërruar”, u shpreh kreu i ekzekutivit, raporton EO.

Të ngjashme