Haradinaj: Urime Kosovë Qeveria e kufijve të paprekshëm

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 16:16 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë në tubimin përmbyllës të mbajtur në Prishtinë, se tashmë është e sigurt që Qeveria e Kosovës do të formohet nga trinomi – Partia Demokratike, Aleanca dhe Nisma.

Haradinaj, dy ditë para zgjedhjeve, ka uruar qytetarët e Kosovës.

“Kosovë urime fitorja; urime Qeveria e kufijve të paprekshëm; urime Qeveria që e do Kosovën me ushtrinë e vet; urime Qeveria që e respekton i pozitën që i respekton mediet e lira e të pavarura; urime qeveria e qytetarëve të lirë e të barabartë që lëvizin pa viza; urime Qeveria që merr njohje të reja dhe që e anëtarëson Kosovën në organizata ndërkombëtare dhe në fund Kosovë urime Qeveria që rrit miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë kreu i Aleancës.

“Fitues Kosovën e bëni ju, votoni të gjithë, votojeni koalicionin e fitues, votojeni qeverinë që nuk njeh dështime dhe shkon faqebardhë përpara”.

Në vazhdim, Haradinaj ka përmendur prioritetet e qeverisë së ardhshme, duke thënë se do të krijojnë një të ardhme të mirë për qytetarët e vendit.

“Ta forcojmë prodhimin tonë, t’i aktivizojmë minierat, ta kthejmë besimin e diasporës në atdheun tonë. Të rrisim buxhetin e Kosovës, por jo duke i rrit taksat por duke hapur vende të reja të punës. T’i rrisim pensionet, t’i rrisim pagat, ta nderojmë atdheun duke i nderuar dëshmorët e lirisë, t’i nderojmë minatorët e punëtorët e t’i japim stazhin e punës. Ta shërojmë shëndetësisë që qytetari ynë të shërohet në vend pa pasur nevojë të del jashtë vendit, ta ruajmë tokën tonë, ujin e ajrin, ta ruajmë identitetin tonë kombëtarë e fetar”, ka thënë ai.

Të ngjashme