Harrohet ushtria

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 08:42 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ende pa ardhur në krye të Qeverisë kishte premtuar se ushtria do të bëhet brenda 90 ditë pune, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas 9 muajsh qeverisje, shkruan sot “Zëri”.

“Nga fillimi i punës së Qeverisë mund të mos kalojnë as 90 ditë që të krijohet ushtria. Pra, serbët e Kosovës po të ishin në vete dhe po të logjikonin pa ndërhyrje të Beogradit do ta votonin ushtrinë se është në të mirën e tyre, sepse ata jetojnë këtu”, ishte premtimi i Haradinajt pak ditë para se të zgjidhej kryeministër.

Mirëpo tash kur kanë kaluar mbi nëntë muaj qeverisje po thonë se janë në fazën e konsultimeve, ndërkombëtarët vazhdimisht theksojnë se mënyra e vetme për transformimin e FSK-së në ushtri është përmes ndryshimeve kushtetuese.

Por këtë gjë e ka kontestuar kryeministri Haradinaj, i cili ditë më parë ka deklaruar se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese po duket i pamundur për shkak të refuzimit të Listës Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme