Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se serbët do të fitojnë autonomi territoriale, me marrëveshjen e Ohrit, të dakorduar nga Kosova dhe Serbia më 18 mars.

Hasani thotë se në marrëveshje thuhet se të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen, andaj edhe vlen ende marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse marrëveshja thotë sic thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie se duhet ai i vitit 2013 të zbatohet, pasi nuk e njeh vendimin e Kushtetutës”, tha ai.

Hasani shtoi se Serbia ka fituar nga kjo marrëveshje më shumë se sa Kosova. Hasani po ashtu tha se themelet e shtetit të Kosovës janë lëkundur me këtë marrëveshje.

Të ngjashme