Ekonomia Online
FUNDIT

Hashim Thaçi – Sami Kurteshit: “Të dua”

Hashim Thaçi – Sami Kurteshit: “Të dua”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë tejet të pazakontë sot gjatë një raportimi parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Ai ia ka shprehur dashurinë gjatë diskutimit e transmetimit live politikanit Sami Kurteshi, derisa po raportonte në Komisionin Hetimor Parlamentar për ekstradimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi. “Smajl unë të dua ti e […]

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë tejet të pazakontë sot gjatë një raportimi parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Ai ia ka shprehur dashurinë gjatë diskutimit e transmetimit live politikanit Sami Kurteshi, derisa po raportonte në Komisionin Hetimor Parlamentar për ekstradimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi.

“Smajl unë të dua ti e di”, i ka thënë Thaçi politikanit të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa i ftuar ishte të raportonte se çfarë di për ngjarjen e cila ka bërë bujë ndërkombëtare.

Thaçi përndryshe, nuk e ka quar deri në fund raportimin duke kërkuar nga deputetët e komisionit t’i përgjigjeshin disa pyetjeve të tij.

Kurteshi, i cili njihet si kritikues i ashpër i presidentit Thaçi, ishte i vetmi bashkë me bashkëpartiakun e tij, Xhelal Sveçla që u ngritën në këmbë për të përshëndetur presidentin Thaçi.

Me të vërejtur se Thaçi nuk i përshëndeti asnjërin prej tyre, Kurteshi dhe Sveçla u tërhoqën dhe u ulën sërish në vendet e tyre.

Të ngjashme