Ekonomia Online
FUNDIT

Hashim Thaçi takon sonte Donald Trumpin

Hashim Thaçi takon sonte Donald Trumpin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takojë sonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Takimi do të ndodhë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në New York. Takimi është planifikuar të ndodhë rreth orës 20:00 (2:00 sipas kohës së Kosovës), kanë bërë të ditur […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takojë sonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Takimi do të ndodhë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në New York. Takimi është planifikuar të ndodhë rreth orës 20:00 (2:00 sipas kohës së Kosovës), kanë bërë të ditur për EO burime nga ekipi i Thaçit në New York.

Takimi natyrisht do të jetë i shkuetër. “Presidentët Thaçi dhe Trump ta do të diskutojnë për çështjet aktuale në vend dhe raportet mes të dyja vendeve”, tha burimi.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB-së, Thaçi do të takojë edhe presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq, si dhe dy homologë tjerë, presidentët e Jemenit dhe Kiribatit.

Të ngjashme