Haxhiu e Tahiri përplasen në Kuvend: Të isha në vendin tënd do të më vinte turp

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 12:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka pasur një përplasje me deputetin e PDK-së Abelard Tahiri. Këtij të fundit, Haxhiu i ka thënë se “do t’i vinte turp po të ishte në vendin e tij”, raporton Ekonomia Online.

“Me qenë sikur ti me kish ardh turp për ty. Cili ka qenë veprimi yti për krijimin e kushteve në këtë Institut sepse nuk e ke pasur rastin me rregulluar ndonjë gjë”.

“Keq ma ke lënë IML e keq ma ke lënë SHKK-në. Më mirë hesht por nëse nuk hesht mos tento me hedh hi në këtë Kuvend”.

Sa i përket ato raportimeve në media për djegien e mustaqeve të Adem Jasharit e gishtit të Isa Boletinit, Haxhiu tha se ato kanë qenë dhuratë nga familja për njërin prej punonjësve aty.

E ndaj këtij fjalimi reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke shtuar se po të zhdukeshin mustaqet e Adem Jasharit “i kishte ardhur marre”, raporton EO.

“Me pas qenë ministër i Drejtësisë dhe me pas humb mostrat e Astrit Deharit nuk kisha mundur me qenë në skenën politike. Besoni se nuk kisha mundur me qenë në skenë politike”.

“Së paku në mandatin tim nuk ka pasur gjëra të tilla. Me ardh me dhënë një arsyetim kaq të tillë e me fol për mustaqet e heroit Adem Jashari me kaq lehtësi, më kish ardh marre”.

Të ngjashme