Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhiu flet për të arriturat në Ministrinë e Drejtësisë

Haxhiu flet për të arriturat në Ministrinë e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur krenare për punën e arritur në drejtësi gjatë katër viteve të kaluara. Haxhiu ka përmendur miratimin e Ligjit për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë si një nga sukseset kryesore të katër viteve të qeverisjes. Ajo gjithashtu ka përmendur miratimin e paketës ligjore anti-korrupsion, përfshirë Ligjin për APK-në […]

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur krenare për punën e arritur në drejtësi gjatë katër viteve të kaluara.

Haxhiu ka përmendur miratimin e Ligjit për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë si një nga sukseset kryesore të katër viteve të qeverisjes.

Ajo gjithashtu ka përmendur miratimin e paketës ligjore anti-korrupsion, përfshirë Ligjin për APK-në dhe atë për Deklarimin e Pasurisë.

Për më tepër, Haxhiu ka theksuar miratimin dhe zbatimin e Strategjisë për sundimin e ligjit.

Të ngjashme